Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL po vazhdon procesin e mbledhjes, dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive dhe materialeve autentike që ndihmojnë në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në kuadër të këtij procesi, arkivi i IKKL-së është pasuruar me materiale dokumentuese dhe dëshmi të reja të ofruara nga qytetarë të cilët kanë ruajtur dhe mbledhur materiale me rëndësi për dokumentimin e periudhës së represionit dhe luftës në Kosovë.

Xhevat Lahu nga Vushtrria, ish-mësimdhënës në disa shkolla të kësaj komune, i dorëzoi IKKL-së materiale autentike të ruajtura prej tij, që i përkasin periudhës nga vitet ’90 deri në vitin 1999. Këto materiale përbëjnë burime të rëndësishme për dokumentimin e zhvillimeve dhe rrethanave të asaj periudhe.

Bulent Zenuni nga Vitia vizitoi Institutin dhe u njoh nga afër me punën dhe arkivin e IKKL-së. Me këtë rast, ai dorëzoi një numër të konsiderueshëm materialesh dhe dëshmish autentike, të mbledhura personalisht prej tij, përfshirë edhe intervista me dëshmitarë të ndryshëm të periudhës së luftës.

Materialet e dorëzuara nga Zenuni përmbajnë dëshmi mbi dhunën dhe represionin sistematik të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të dhënë dëshminë e tij personale përmes një interviste pranë IKKL-së.

Në kuadër të punës në terren, stafi i IKKL-së zhvilloi intervistë edhe me Rrahman Ollurin nga fshati Rufc i Ri, Komuna e Lipjanit. Përmes dëshmisë së tij, Olluri foli për përjetimet e tij gjatë viteve ’80 dhe ’90, përfshirë maltretimet e të burgosurve nga policia Serbe, si dhe për dëbimet e shqiptarëve dhe djegien e shtëpive gjatë luftës në Kosovë.

Olluri kontribuoi gjithashtu në pasurimin e arkivit të IKKL-së me dokumente autentike dëshmuese që lidhen me burgosjet dhe përjetimet e tij.

IKKL shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që, përmes ruajtjes dhe dorëzimit të materialeve të tyre, kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm dokumentues dhe institucional mbi ngjarjet e luftës në Kosovë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors