Gjatë takimit u prezantuan mandati, misioni dhe veprimtaria aktuale e IKKL-së, me theks në dokumentimin, hulumtimin dhe ruajtjen e dëshmive mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Mysafirët vizituan edhe arkivin e Institutit, ku u njohën nga afër me materialet dokumentuese të administruara nga IKKL.
Vizita kishte rëndësi të veçantë edhe për shkak të angazhimit të hershëm të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në Kosovë. Që nga vitet ’90, Komiteti ka dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut, ka realizuar misione faktmbledhëse dhe ka kontribuar në përcjelljen e informacionit mbi situatën në Kosovë te institucionet dhe opinioni ndërkombëtar.
Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe për diskutimin e mundësive të bashkëpunimit në fushën e dokumentimit, ruajtjes së dëshmive dhe kujtesës mbi krimet e luftës në Kosovë.



