Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vetëm 6 ditë pas publikimit, Lista preliminare e personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë ka zgjuar interesim të madh publik.

Platforma e IKKL-së është vizituar mbi 78 mijë herë, janë realizuar dhjetëra mijëra kërkime dhe qytetarët kanë dërguar kontribute me plotësime, korrigjime dhe informacione për raste të reja.

Ky interesim dhe kjo përfshirje e qytetarëve janë thelbësore për dokumentimin sa më të plotë dhe sa më të saktë të pasojave të luftës. Çdo informacion i ri ndihmon në pasurimin e Listës dhe forcon përpjekjet institucionale për ndërtimin e një evidence sa më gjithëpërfshirëse.

Ftojmë të gjithë ata që posedojnë informacione relevante ta vizitojnë platformën dhe të japin kontributin e tyre.

Linku i Listës: https://lista-ikkl.rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors