Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Stafi i Institutit realizoi sot vizita përkujtimore në Abri të Epërme dhe në Shtëpinë Muze “Ymer Elshani” në Korroticë të Poshtme.

Në Abri të Epërme u rikujtua Masakra e 26 shtatorit 1998, kur forcat serbe vranë 23 anëtarë të familjes Deliu. Gjatë vizitës, z. Imer Deliu dhe Besnik Deliu, njëri nga të mbijetuarit e masakrës, ndanë dëshmitë e tyre për ngjarjen.

Në Korroticë të Poshtme, stafi i IKKL-së vizitoi Shtëpinë Muze “Ymer Elshani”, ku u njoh nga afër me dëshmitë dhe materialet që dokumentojnë Masakrën e Poklekut të 17 prillit 1999, në të cilën u vranë 53 civilë shqiptarë, ndër ta Ymer Elshani, bashkëshortja e tij dhe katër djemtë e tyre.

Këto vizita janë pjesë e angazhimit të IKKL-së për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e së vërtetës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors