Gjatë vizitës, z. Warren i dorëzoi për herë të dytë Arkivit të IKKL-së dokumente me vlerë historike nga periudha e shërbimit të tij në Kosovë, duke dhënë kështu kontribut të rëndësishëm në pasurimin e fondit arkivor të Institutit.
Këto bashkëpunime dëshmojnë besimin që IKKL ka ndërtuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë në dokumentimin, ruajtjen dhe studimin e periudhës së luftës në Kosovë, duke forcuar misionin e Institutit për të transmetuar të vërtetën historike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.



