Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, z. Atdhe Hetemi, dhe Drejtori Ekzekutiv i ARC-së, z. Jetmir Haziri, nënshkruan marrëveshje dypalëshe që mundëson qasje në të dhëna zyrtare të Regjistrit Civil. Ky bashkëpunim paraqet një hap jetik për verifikimin sa më të saktë të viktimave të luftës, përmes përdorimit të certifikatave të vdekjes, të dhënave të lindjes dhe dokumentacionit zyrtar kredibil.
Po ashtu, sot në IKKL mirëpritëm Rektoren, Dekanin e Departamentit të Psikologjisë dhe përfaqësues të Kolegji Heimerer, me të cilët u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi. Ky partneritet sjell ekspertizë akademike në mbështetje të punës së IKKL-së, me fokus të veçantë në trajtimin e traumës psikologjike dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Këto marrëveshje dëshmojnë përkushtimin e IKKL-së për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të avancuar misionin institucional në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe kujtesës historike.

