IKKL u përfaqësua nga z. Hetemi dhe znj. Avdyli në konferencën shkencore International Research Society for Public Management (IRSPM), e organizuar nga Edith Cowan University në Perth të Australisë. Kjo konferencë prestigjioze mblodhi mbi 360 studiues dhe akademikë nga mbarë bota. Në këtë ngjarje të rëndësishme, IKKL shpjegoi kontekstin e luftës në Kosovë, si dhe punën e saj hulumtuese, përmes një prezantimi të përbashkët me Prof. Catherine Althaus, Prof. Gerda van Dijk dhe znj. Mareli Colpi, duke theksuar rëndësinë thelbësore të dokumentimit të kujtesës kolektive për arritjen e paqes së qëndrueshme në rajonet e prekura nga luftërat.
Në Sydney, përfaqësuesit e IKKL-së, të mbështetur edhe nga ish-zëvendësministri, z. Bardhyl Dobra, kontribuan gjithashtu në punëtorinë e organizuar nga Women’s and Girls’ Emergency Centre (WAGEC), duke ndarë ekspertizën e Kosovës në dokumentimin e krimeve të luftës, si dhe duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
IKKL shpreh mirënjohje të veçantë për Prof. Catherine Althaus për mikpritjen dhe organizimin e këtyre aktiviteteve, që mundësuan pjesëmarrjen e IKKL-së. Forcimi i partneriteteve strategjike për promovimin e të vërtetës dhe të kujtesës sonë historike në arenën ndërkombëtare mbetet prioritet i IKKL-së.






