Ky bashkëpunim synon të avancojë kërkimet shkencore mbi krimet e luftës, dokumentimin dhe analizimin e burimeve arkivore dhe dëshmive ekzistuese, si dhe të forcojë debatin akademik mbi drejtësinë tranzicionale.
Përmes këtij partneriteti, do të realizohen projekte të përbashkëta kërkimore, aktivitete akademike dhe publikime shkencore, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe në trajtimin e së kaluarës mbi bazën e fakteve dhe standardeve shkencore.
IKKL është e përkushtuar për ndërtimin e një sistemi të besueshëm dokumentimi, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve, studiuesve dhe shoqërisë në tërësi.
