Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL prezantoi në konferencën ndërkombëtare për memorializim në Rijeka të Kroacisë, të organizuar nga British Council, duke sjellë në fokus përvojën e Kosovës në dokumentimin e krimeve të luftës dhe ndërtimin e kujtesës kolektive.

Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademisë, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile nga rajoni dhe Evropa.

Në këtë forum, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së theksoi se dokumentimi profesional nuk është vetëm proces akademik apo teknik, por përgjegjësi morale që ndikon drejtpërdrejt në arritjen e drejtësisë dhe në mënyrën se si shoqëritë e pasluftës e kuptojnë të kaluarën. U prezantua edhe progresi i Kosovës, përmes ndërtimit të arkivës së hapur dhe zhvillimit të metodologjisë së avancuar, që tashmë po tërheq vëmendje në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Po ashtu, u theksua nevoja për bashkëpunim rajonal dhe ndarje të ekspertizës.

Pjesëmarrja në këto forume konfirmon rolin në rritje të IKKL-së në formësimin e debatit profesional mbi të kaluarën. IKKL do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e së vërtetës, drejtësisë dhe kujtesës kolektive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors