Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Nga lufta drejt rimëkëmbjes: Një qasje multidisiplinare ndaj traumës së luftës në Kosovë” vijoi punimet me sesionin e parë, me temë “Kujtesa, dëshmitë dhe rrëfimet e traumës”.

Sesioni u moderua nga Greta Avdyli, e cila siguroi rrjeshmërinë e prezantimeve dhe diskutimet konstruktive ndërmjet pjesëmarrësve.

Sesioni u hap me prezantimin e vëllimit të parë të librit të redaktuar të Konferencës së parë të IKKL-së, “Përmasat, Trashëgimia, Dokumentimi dhe Gjykimi i Krimeve të Kryera në Kosovë”. Prezantimi u realizua nga Dr. Furtuna Sheremeti, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe Dr. Aidan Hehir, Profesor në Universitetin e Westminster-it, gjatë të cilës u theksua përmbajtja dhe kontributet kryesore të botimit mbi krimet e kryera në Kosovë.

Blerina Këllezi (Universiteti Nottingham Trent) prezantoi studimin “Ndikimi i drejtësisë holistike në përvojat afatgjata dhe mirëqenien e të mbijetuarve të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut: Dëshmi etnografike dhe intervista nga Kosova, Irlanda e Veriut dhe Shqipëria”. Nëpërmjet dëshmive etnografike dhe intervistave të realizuara në Kosovë, Irlandën e Veriut dhe Shqipëri, u analizua lidhja ndërmjet mekanizmave të drejtësisë tranzicionale dhe mirëqenies së të mbijetuarve.

Mehmet Musaj (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës – KRCT) prezantoi studimin: “Dokumentimi i Kujtesës: Qasje e përqendruar te të mbijetuarit ndaj trashëgimisë së kohës së luftës në Kosovë”. Prezantimi trajtoi rëndësinë e ruajtjes së dëshmive dhe përvojave të të mbijetuarve si pjesë e trashëgimisë së kohës së luftës, si dhe rolin e proceseve të dokumentimit në njohjen, kujtesën kolektive dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së viktimave të dhunës seksuale.

Sesioni ofroi një platformë të rëndësishme për reflektime akademike mbi kujtesën, dëshmitë dhe rrëfimet e traumës, duke theksuar qasjet multidisiplinore dhe respektimin e përvojave të të mbijetuarve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors