Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull “From war to recovery: A multidisciplinary approach to Kosovo’s war trauma”, nisi punimet me një ceremoni hapëse që vendosi bazën tematike, institucionale dhe etike të diskutimeve që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.

Konferencën e hapi Drejtori Ekzekutiv i Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, duke e paraqitur konferencën si platformë institucionale për zhvillimin e kërkimit të strukturuar dhe të verifikuar mbi krimet e luftës në Kosovë. Qasja e Institutit mbështeten në rigorozitetin metodologjik, analizë kritike dhe përdorim të burimeve të dokumentuara. Ndërsa, ballafaqimi me të kaluarën paraqitet si proces i ndërtimit të së vërtetës mbi fakte të provuara dhe standarde shkencore, në përputhje me të cilin udhëhiqet kërkimi me integritet akademik, përgjegjësi institucionale dhe ndjeshmëri ndaj viktimave. Konferenca synon të konsolidojë dijen e besueshme, si dhe të kontribuojë në avancimin e drejtësisë tranzicionale dhe kujtesën kolektive si themel për paqe të qëndrueshme.

Në vijim, me fjalë përshëndetëse u paraqit Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili adresoi dimensionet shtetërore dhe shoqërore të ballafaqimit me të kaluarën. U theksua përgjegjësia e institucioneve publike për mbështetjen sistematike të proceseve të dokumentimit, konsolidimin e mekanizmave të drejtësisë dhe garantimin e trajtimit dinjitoz të viktimave dhe të të mbijetuarve. Ballafaqimi me të kaluarën u konsiderua obligim institucional dhe komponent i rendit demokratik e juridik të shtetit.

Fjalë rasti mbajti edhe Rektori i Universiteti i Prishtinës, Prof. Dr. Arben Hajrullahu,në të cilën nënvizua se krimet e luftës prodhojnë pasoja afatgjata në strukturën individuale dhe kolektive të shoqërisë. Drejtësia për viktimat u paraqit si kusht themelor i domosdoshëm për një paqe të mirëfilltë. U theksua roli i komunitetit akademik në hulumtimin e bazuar në prova dhe në analizën kritike të pasojave të luftës, si dhe u rikonfirmua gatishmëria e Universitetit të Prishtinës për të kontribuar përmes projekteve kërkimore dhe bashkëpunim institucional me Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në kuadër të sesionit hapës u prezantua gjithashtu struktura e librit të ardhshëm të redaktuar nga Dr. Catherine Althaus dhe Dr. Blerina Kellezi, i cili do të përmbledhë kontributet akademike dhe temat kryesore të trajtuara në konferencë, duke synuar të krijojë një platformë të qëndrueshme shkencore për analizën e traumës së luftës dhe proceset e rimëkëmbjes.

Ceremonia hapëse e Konferencës së Dytë të IKKL-së u përmbyll me prezantimin e agjendës dhe boshtit tematik nga znj. Greta Avdyli (PhD Cand.), Drejtoreshë e Departamentit të Hulumtimit në IKKL, e cila ofroi një pasqyrë të strukturës së sesioneve dhe qasjeve multidisiplinare që do të zhvillohen gjatë konferencës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors