Ky panel do të sjellë në fokus rolin e institucioneve dhe organizatave në trajtimin, mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke diskutuar sfidat, progresin dhe nevojat aktuale për drejtësi dhe rehabilitim.
Paneli bashkon perspektivat dhe përvojat profesionale të:
Znj.Feride Rishiti – Drejtore Ekzekutive, KRCT;
Znj.Vepore Shehu – Drejtore Ekzekutive, Medika Kosova;
Znj.Mirlinda Sada – Drejtore Ekzekutive, Medika Gjakova;
Znj.Anita Istogu – Psikologe, QPDG
Znj.Leonora Selmani – Kryetare e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.
Një diskutim i rëndësishëm që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të forcojë dialogun mbi mbështetjen institucionale për të mbijetuarit.



