Ka përfunduar kurse dhe trajnime profesionale në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën. Drejton Zyrën e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe përfaqëson Republikën e Kosovës në grupet rajonale dhe ndërkombëtare të punës të ndërmjetësuara nga ICMP dhe ICRC.
Merr pjesë në konferencës e IKKL-së si bashkautor me punimin shkencor: “Challenges in the search and identification of missing persons from the Kosovo war: The necessity of family involvement”.
Përvoja profesionale:
– Mbi 16 vjet përvojë profesionale në të drejtat e njeriut dhe administratën publike, duke përfshirë udhëheqjen e proceseve institucionale dhe përfaqësimin e vendit në dialogë dhe grupe pune rajonale.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
– Interesat përfshijnë të drejtat e njeriut, drejtësinë tranzicionale dhe proceset e ballafaqimit me të kaluarën, duke u fokusuar në zhvillimin e praktikave institucionale për trajtimin dhe dokumentimin e personave të zhdukur.
