Studente e studimeve doktorale në Universitetin e Birmingham-it, e specializuar në studimin e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin.
Merr pjesë në konferencën e IKKL-së me punimin shkencor: “Conflict related sexual violence against men and boys, during the 1998 Kosovo war: Filling the evidence gap and understanding the silences around male victims CRSV”.
Përvoja profesionale:
E angazhuar në kërkime akademike me fokus të vazhdueshëm në Ballkan, duke analizuar dhunën seksuale ndaj burrave dhe djemve gjatë luftërave në Bosnje dhe Kosovë, me theks të veçantë në kontekstin kosovar.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
-Fokus në adresimin e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin.
-Qasje kërkimore që ndërthur dimensionin shkencor dhe etik, me synim rritjen e vëmendjes akademike dhe të politikëbërjes ndërkombëtare ndaj këtyre formave të padrejtësisë.
