Në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, Instituti ka pritur dhe bashkëpunuar me:
Znj. Vasfije Krasniqi, e cila vizitoi Institutin dhe shprehu gatishmërinë për të dorëzuar dëshmitë e saj në kuadër të dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Znj. Alketa Gashi Fazliu, e cila vizitoi IKKL-në, dhuroi një nga librat e saj dhe nënshkroi procesverbalin e dorëzim–pranimit për bashkëpunim të mëtejmë.
Znj. Mevlide Zymeri, e cila dorëzoi ditarin e saj personal, ku pasqyron jetën dhe përvojën si infermiere në zonën e Shtimes, veçanërisht gjatë periudhës së Masakrës së Reçakut.
Z. Zeqir Borovci, i cili dorëzoi materiale që dokumentojnë të vrarët, të masakruarit dhe të zhdukurit në Komunën e Prishtinës.
OJQ “Roja e Kohës” nga Podujeva, e cila dorëzoi materiale me vlerë të veçantë lidhur me rastet e helmimeve në këtë rajon.
Z. Ismet Emini, nga Reçaku i Shtimes, me qëndrim në Kantonin Aargau të Zvicrës, i cili nënshkroi procesverbalin e dorëzim–pranimit të materialeve arkivore që dokumentojnë krimet e luftës në Kosovë.
Z. Gjekë Gjonlekaj, ish-gazetar i Zërit të Amerikës (VOA), publicist dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, ish-zëdhënës i UÇK-së pranë Amnesty International, i cili dorëzoi materiale arkivore dhe nënshkroi procesverbalin përkatës.
Znj. Leman Kamberi Muriqi, përkthyese e gazetarëve ndërkombëtarë dhe e OJQ-së Cap Anamur gjatë luftës, e cila dorëzoi materiale arkivore dhe nënshkroi procesverbalin e bashkëpunimit.
Z. Safet Zejnullahu, i cili vizitoi Institutin, u njoh me punën dhe misionin e tij dhe nënshkroi procesverbalin për dorëzim–pranim të materialeve.
Z. Aleksandër Çipa, drejtues i Unionit të Mediave në Shqipëri, i cili vizitoi IKKL-në dhe përgëzoi stafin për punën e realizuar.
Prof. Dr. Vjollca Dibra, e cila dhuroi dy libra me titull “Shkrimtari dhe njeriu” dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.
Z. Xhelal Zeqiri, i cili dorëzoi dokumente gjyqësore që i përkasin babait të tij, të ndjerit Osman Zeqiri, ish-i burgosur politik.
Z. Izet Miftari nga Vushtrria, i cili dorëzoi dokumente, fotografi dhe materiale që dëshmojnë krimet serbe në këtë komunë.
Z. Ali Aliu nga Akademia e Shkencave e Kosovës, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e hulumtimit dhe dokumentimit shkencor.
Znj. Hava Elshani, poete që jeton dhe vepron në Austri, e cila dhuroi një libër dhe një ditar personal me përjetime nga periudha e luftës.
Z. Hajrush Stublla, profesor i Shkollës “Adem Gllavica” nga Lipjani, i cili dhuroi dy libra që dokumentojnë veprimtarinë e kësaj shkolle gjatë viteve 1990–1999.
Z. Endrit Binakaj, i cili dorëzoi 10 ekzemplarë lidhur me Masakrën e Belegut dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.
Në Maqedoninë e Veriut, IKKL zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup, Gostivar dhe Vrapçisht, ku u realizuan takime dhe bashkëpunime të rëndësishme:
Me historianin z. Qerim Lita, i cili dorëzoi materiale arkivore dhe nënshkroi procesverbalin e bashkëpunimit.
Me publicistin z. Shkëlzen Halimi, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim.
Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, i cili përgëzoi punën e Institutit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim institucional.
Me drejtorin e Qendrës për Kulturë “ASNOM”, z. Ismet Islami.
Me përfaqësuesin e Komunës së Vrapçishtit, z. Shemshi Salai.
Me profesorin Zeqirja Idrizi, i cili dorëzoi materiale arkivore të rëndësishme.
Me z. Qenan Ramadani nga organizata humanitare El-Hilal – dega Gostivar.
Me drejtorin e TV Globi, z. Blerim Mustafi.
Me z. Selajdin Abduli nga Qegrani.
IKKL shpreh mirënjohje të thellë për secilin kontribuues dhe fton të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente, fotografi apo dëshmi nga periudha e luftës t’i dorëzojnë në Institut.
Çdo material i ruajtur është një hap drejt së vërtetës, drejtësisë dhe kujtesës kolektive.






















