Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë formalizuar bashkëpunimin institucional përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e hulumtimit shkencor, edukimit universitar dhe angazhimit akademik.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, dhe Rektorja e Universitetit “Isa Boletini”, Prof. Dr. Nurten Beligradi-Deva, duke vendosur një kornizë bashkëpunimi për projekte hulumtuese, aktivitete shkencore, si dhe përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve në trajtimin e çështjeve që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjes ndërmjet kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë, në funksion të dokumentimit të së vërtetës, ruajtjes së kujtesës kolektive, rritjes së ndërgjegjësimit shoqëror dhe avancimit të bashkëpunimit institucional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors