Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht me institucionet akademike, kërkimore dhe publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Palët shkëmbyen ide mbi shkëmbimin e përvojave profesionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me synim dokumentimin e së kaluarës, ballafaqimin me të dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.
Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një element kyç për forcimin e dialogut dhe perspektivës zhvillimore të rajonit.