Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, stafi i IKKL-së vizitoi Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, një nga vendet më domethënëse të kujtesës dhe sakrificës gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë vizitës, stafi i Institutit u prit nga z. Bekim Jashari, i cili i njoftoi në mënyrë të detajuar me rrethanat e ngjarjeve të marsit 1998, si dhe me rolin e Kompleksit Memorial në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe pasqyrimin e së kaluarës.

Vizita u realizua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të IKKL-së për evidentimin e fakteve historike, mbledhjen e dëshmive dhe forcimin e kujtesës institucionale mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Takime dhe vizita të tilla kontribuojnë në thellimin e punës kërkimore dhe në ndërtimin e një qasjeje të bazuar në evidencë, përgjegjësi institucionale dhe respekt ndaj së kaluarës.

Instituti mbetet i përkushtuar ndaj misionit për dokumentimin dhe ruajtjen e së vërtetës historike, në funksion të drejtësisë, paqes së qëndrueshme dhe trashëgimisë për brezat e ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors