Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në funksion të objektivave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve me rëndësi kombëtare në fushën e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjes së kujtesës historike, zyrtarët e IKK-së pritën në takim z. Pashko Cama, Sekretar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”.

Takimi shërbeu si platformë për prezantimin e misionit, vizionit dhe prioriteteve të IKKL-së, si dhe për shkëmbim të ideve lidhur me mundësitë e bashkëpunimit konkret në fushat e interesit të përbashkët. Diskutimet ishin konstruktive dhe reflektuan përkushtimin reciprok për thellimin e marrëdhënieve institucionale, duke synuar formalizimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Z. Cama vlerësoi angazhimin profesional të stafit të IKKL-së, duke potencuar rolin e tij të rëndësishëm në ruajtjen e së vërtetës historike si dhe shprehu gatishmërinë e Federatës “Vatra” për përkrahje dhe bashkëpunim afatgjatë.

Vizita përfshiu edhe një sesion informues në arkivin e Institutit, ku u prezantua puna dokumentuese dhe arkivore në funksion të ruajtjes së dëshmive historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors