Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së ka realizuar sot vizitë zyrtare në Komunën e Tetovës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Bilall Kasami.

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së ka realizuar sot vizitë zyrtare në Komunën e Tetovës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Bilall Kasami. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në grumbullimin e materialeve arkivore që dokumentojnë dëbimin e dhunshëm të kosovarëve gjatë luftës në territorin e Maqedonisë së Veriut, theks të veçantë në rajonin e Tetovës. Kryetari Kasami shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur Institutin në këtë mision me rëndësi të veçantë historike.

Në kuadër të vizitës, z. Hetemi dhe ekipi i tij qëndruan edhe në Bibliotekën e Tetovës, ku u pritën nga drejtori, z. Binas Pajaziti, së bashku me stafin. Me këtë rast, Biblioteka e Tetovës u njoh me misionin dhe aktivitetet e IKKL-së dhe u nënshkrua procesverbali i dorëzim-pranimit të materialeve arkivore, të cilat do të vihen në dispozicion të Institutit për qëllime dokumentuese dhe hulumtuese.

Vizita zyrtare vazhdoi në Shkup, ku Drejtori Ekzekutiv u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti. Gjatë takimit, z. Hetemi prezantoi punën dhe angazhimet e Institutit, ndërsa z. Saiti përgëzoi përkushtimin dhe rëndësinë e këtij misioni. Palët nënshkruan procesverbalin e dorëzim-pranimit të materialeve arkivore që ndërlidhen me dokumentimin e dëbimit të qytetarëve kosovarë gjatë luftës.

Në vijim, u zhvillua edhe një takim në Bashkësinë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku z. Hetemi u prit nga Kryetari i saj, Hfz. H. Shaqir ef. Fetahu. Hfz. Fetahu vlerësoi lart punën e Institutit dhe shprehu gatishmërinë për hapjen e arkivave të Bashkësisë Islame, me qëllim që ato të kontribuojnë në dokumentimin e vuajtjeve dhe dëbimit të kosovarëve gjatë luftës.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, stafi i IKKL-së zhvilloi gjithashtu takim me Organizatën El-Hilal, ku drejtori i saj, z. Behixhudin Shehapi, konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe dorëzimin e materialeve arkivore pranë Institutit.

Po ashtu, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi edhe me individë nga Tetova, përfshirë prof. Fehari Ramadani dhe z. Ismet Krosii, të cilët dorëzuan materiale të rëndësishme dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar në dokumentimin e dëmtimeve dhe veprave që mund të cilësohen si krime ndaj popullsisë së Kosovës.

Drejtori Hetemi falënderoi të gjithë partnerët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar se ky angazhim i përbashkët përbën një kontribut të çmuar në ruajtjen e së vërtetës historike dhe ndërtimin e një arkive gjithëpërfshirëse për brezat e ardhshëm. Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve të përbashkëta me karakter shkencor, kulturor dhe dokumentues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors