Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë me temën “Helmimet në Kosovë 1990–1992”

Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë me temën “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe MAShTI-t, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po qëndron e hapur ekspozita me dokumente origjinale, fotografi, raportime ndërkombëtare dhe dëshmi që vërtetojnë helmimet masive të mijëra nxënësve shqiptarë në vitet e 90-ta një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë sonë moderne.

Gjatë këtyre ditëve, ekspozita është vizituar nga studiues vendorë e ndërkombëtarë, studentë dhe përfaqësues nga vende si Italia, Turqia, Portugalia e të tjera. Vizitorët janë informuar nga zyrtarët e IKKL-së rreth kësaj ngjarjeje dhe misionit të institutit për dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetës historike.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor 2025, ju ftojmë ta vizitoni për të parë nga afër dëshmitë e një prej ngjarjeve më tronditëse që i parapriu luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors