Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ju fton të merrni pjesë në një sesion të posaçëm informues mbi misionin, punën dhe fondin arkivor unik të Institutit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit tanë do të flasin rreth materialeve arkivore, dokumenteve origjinale, fotografive autentike, dëshmive të drejtpërdrejta dhe pamjeve video që posedon IKKL e të cilat paraqesin një burim të pazëvendësueshëm për filma artistikë, projekte audiovizuale, dokumentarë dhe kërkime shkencore.

Ky aktivitet është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët dhe profesorët që të njihen me materialet autentike që lidhen me krimet e luftës, traumën, rezistencën dhe kujtesën kolektive burime që mund të shndërrohen në projekte të fuqishme artistike dhe narrative me ndikim.

E mërkurë, 03 dhjetor 2025

Ora 11:00

Salla e projeksionit, Departamenti i Arteve Dramatike (përballë Rektoratit)

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors