Sot, IKKL në bashkëpunim me MAShTI-n organizuan Forumin Zá n’Kujtesë me temën “Helmimet në Kosovë 1990–1992”. Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime të frytshme lidhur me këtë temë dhe theksuan se ky krim i mohuar për dekada kërkon trajtim institucional, ruajtje të kujtesës dhe emërtim të së vërtetës.
Me këtë rast u hap edhe ekspozita që solli në dritë dokumente, fotografi dhe raporte ndërkombëtare që dëshmojnë helmimet masive të mijëra nxënësve shqiptarë në vitet ’90 — një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë sonë moderne. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur nga data 1 deri më 5 dhjetor dhe mirëpret të gjithë të interesuarit.
Kujtesa nuk është rikthim pas; është mbrojtje e së vërtetës dhe garantim i së ardhmes.








