Një vëmendje e veçantë iu kushtua fushës së fëmijëve të përfshirë në konflikte të armatosura dhe luftëra e cila përbën një nga fushat kryesore të ekspertizës së UNETCHAC, dhe u identifikuan mundësi të rëndësishme për veprim të përbashkët dhe ndikim afatgjatë në forcimin e narrativës së përjetimeve të fëmijëve të prekur nga lufta.
IKKL mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të prekur nga lufta.


