Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim znj. Leonora Selmani, Kryetare e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.

Gjatë takimit, znj. Selmani u informua nga afër për punën e IKKL-së dhe për proceset e dokumentimit të krimeve të luftës.

Biseda u fokusua në fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave mbështetës për personat e dhunuar gjatë luftës, si dhe në avancimin e politikave që garantojnë trajtim dinjitoz, mbrojtje dhe rehabilitim për ta.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të partneritetit të qëndrueshëm dhe koordinimit të iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors