Gjatë takimit u prezantuan rezultatet kryesore të periudhës raportuese, si dhe sfidat me të cilat përballet Instituti në procesin e dokumentimit të krimeve të luftës.
Përfaqësuesit e Kuvendit u informuan nga afër për hapat e ndërmarrë në konsolidimin institucional, zgjerimin e fondit arkivor fizik dhe digjital, si dhe avancimin e projekteve që synojnë ndërtimin e një baze sa më të plotë të fakteve historike.
IKKL falënderon Kryetarin Basha dhe Nënkryetaren Haxhiu për pritjen, vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për punën e Institutit.
