Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nis realizimi i projektit “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999″

Nis realizimi i projektit “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999″

Sot, datë 29 tetor 2025, ekipi menaxhues i projektit “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999” takoi kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe bashkëpunëtorët të tij, znj. Herolindë Krasniqi, drejtore e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe z. Skender Berisha, shef i kabinetit të kryetarit. Në takim morën pjesë Tahir Latifi dhe Shemsi Krasniqi nga Instituti i Antropologjisë (IAUP) – Universiteti i Prishtinës, Greta Avdyli dhe Drilon Selmani nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Takimi kishte për qëllim njoftimin e kryetarit Lladrovci për projektin për dokumentimin e masakrave, në këtë rast të Masakrës së Poklekut. Në të njëjtën kohë, ky takim shënon edhe formalizimin, nisjen e punës në terren. Pas takimit të parë, do të vazhdohet me takime dhe biseda me banorë, dëshmitarë dhe të mbijetuar të Masakrës së Poklekut.

Ekipi hulumtues falënderon kryetarin Lladrovci për pritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim në realizimin sa më të mirë të këtij hulumtimi.

https://iaup.uni-pr.edu/…/nis-realizimi-i-projektit…

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors