Edhe gjatë kësaj jave, IKKL pranoi materiale të vlefshme nga qytetarë dhe profesionistë që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës sonë kolektive.
Gazetari Milaim Zeka, nënshkroi procesverbalin e bashkëpunimit, ndau përjetimet e tij nga lufta si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur misionin e Institutit.
Në Drenas, z. Florim Sinani dorëzoi materiale arkivore që dokumentojnë krimet e luftës.
Në fshatin Nepolë të Pejës, ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe qytetarë kontribuan me dëshmi të rëndësishme, me nxitjen e kryetarit të fshatit, Kristë Krasniqi.
Dr. Skënder Zatriqi dorëzoi një libër të rrallë, dhuratë e autorit Joran Vasenius për babain e tij, duke pasuruar kujtesën institucionale për këtë periudhë.
Kisha Katolike në Ferizaj, e përfaqësuar nga Don Milel Sopi, nënshkroi procesverbalin e bashkëpunimit me IKKL, duke dhënë mbështetje për misionin e institutit.
IKKL falënderon të gjithë bashkëpunëtorët për besimin dhe përkushtimin e tyre. Këto materiale janë dëshmi të dokumentuara të krimeve të luftës dhe një pjesë e çmuar e historisë sonë.
Ftojmë qytetarët që posedojnë dokumente, fotografi apo kujtime nga lufta t’i bashkohen këtij misioni dhe të kontribuojnë në ruajtjen e së vërtetës.



