IKKL priti një grup prej 15 studiuesish të rinj nga Afrika e Jugut, Gjermania, Indonezia, Kolumbia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina, të cilët janë duke e realizuar një vizitë studimore të fokusuar në drejtësinë tranzicionale, e të organizuar nga YIHR dhe Global Learning Hub.
Gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, pjesëmarrësit u njohën me punën e Institutit në dokumentimin e krimeve të luftës, masakrave dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve ’90, si dhe u njoftuan nga afër me proceset e ruajtjes dhe përpunimit të materialeve që dëshmojnë këtë periudhë.
Vizita të tilla vënë në pah rëndësinë e IKKL-së si qendër e hapur për studiues vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, që ofron mundësi për të kuptuar më thellë përvojën e Kosovës dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e kujtesës kolektive në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.