Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka pasuruar arkivin e tij me materiale të reja dhe të rëndësishme dokumentare, falë kontributit të qytetarëve dhe profesionistëve të angazhuar në ruajtjen e kujtesës kolektive.

Gazetarja polake Weronika Kochan i ka dorëzuar IKKL-së intervista me ish-ushtarë dhe familjarë të dëshmorëve, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

Ragip Zekolli ka sjellë për herë të dytë materiale arkivore që dëshmojnë për rivarrimet në Kaçanik, Suharekë e Deçan, si dhe për objektet arsimore të shkatërruara gjatë luftës.

Veterani i gazetarisë, Musa Kurhasku, i cili raportoi nga shumë fronte të luftës në Kosovë, ka nënshkruar protokollin për dorëzimin e një koleksioni të gjerë me dokumentare, reportazhe dhe intervista me dëshmitarë.

Ndërkohë, themeluesi i Shoqatës “Nëna Tereza”, z. Zef Shala, ka nënshkruar procesverbalin e marrëveshjes me IKKL, duke vënë në dispozicion të Institutit arkivën e Shoqatës, me dokumente e dëshmi të vlefshme nga vitet ’90.

Ramush Lekaj, drejtues i Institutit për Promovimin e Edukimit, dhe Avni Lubovci, kryetar i Shoqatës së të Plagosurve Civil nga Minat, dorëzuan materiale arkivore në IKKL dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Kaltrina Cana Delija nga Gjakova ndau dëshmi nga Dita e Çlirimit të Gjakovës më 13 qershor 1999.

Ismet Azizi ofroi bashkëpunimin e tij, duke vënë në dispozicion rezultatet e studimeve mbi Krahinën e Sanxhakut dhe materiale që i shërbejnë punës së Institutit.

IKKL falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë dhuruesit për kontributin e tyre të paçmueshëm si dhe fton të gjithë qytetarët që posedojnë dëshmi, dokumente, fotografi apo kujtime nga lufta, të bëhen pjesë e këtij misioni historik dhe të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës sonë kombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors