Në kuadër të takimeve me përfaqësues të bashkësive fetare, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, u takua me Dr. Hysen Hysenin, Kryetar i Komunitetit të Hebrenjve në Kosovë.
Takimi u përqendrua në domosdoshmërinë e bashkëpunimit për dokumentimin shkencor të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës për ndriçimin e së vërtetës historike. Dr. Hetemi theksoi se materialet dhe arkivat e IKKL-së janë burime të vlefshme për studiuesit brenda dhe jashtë vendit. Gjersa Dr. Hyseni shprehu gatishmërinë e Komunitetit të Hebrenjve për të mbështetur nisma që forcojnë kujtesën kolektive.
Të dy palët u dakorduan të forcojnë bashkëpunimin në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e së vërtetës mbi të kaluarën, duke u mbështetur në standarde të larta profesionale dhe shkencore.