Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Me qëllim të dokumentimit të fakteve dhe dëshmive autentike mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, IKKL ka zhvilluar një intervistë të detajuar me z. Imer Deliu

Me qëllim të dokumentimit të fakteve dhe dëshmive autentike mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, IKKL ka zhvilluar një intervistë të detajuar me z. Imer Deliu, lidhur me masakrën e familjes Deliu. Intervista u fokusua veçanërisht në ngjarjen tragjike të 26 shtatorit 1998, kur në fshatin Abri e Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të rënda të asaj periudhe.

Z. Deliu, si personi i parë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, gjeti trupat e pajetë të anëtarëve të familjes së tij, të vrarë mizorisht. Ai përshkroi momentet e para kur pa skenën e tmerrshme, e cila ka mbetur si plagë e pashërueshme në kujtesën e tij.

Kjo intervistë u realizuar në vazhdën e misionit të IKKL-së për të hulumtuar dhe dokumentuar të vërtetën historike, për të respektuar dinjitetin e viktimave dhe për të ruajtur kujtesën kolektive, duke u mbështetur në dëshmi të drejtpërdrejta dhe të verifikuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors