Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL ka pasuruar më tej arkivin e tij me materiale të rëndësishme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës, falë kontributit të qytetarëve të angazhuar në ruajtjen e kujtesës kolektive.

Z. Rasim Selmanaj, i mbijetuar i masakrës së Dubravës, i ka dhuruar IKKL-së tre vëllime të librit “Lufta për Kosovën”, që përmbajnë rrëfime autentike të luftëtarëve dhe ish-të burgosurve politikë, si dhe veprën e tij autoriale “Hijet e Thyera”, me përshkrimin e përjetimeve personale gjatë masakrës.

Z. Sherif Konjufca, gazetar në RTK dhe RTSH, ka dorëzuar dëshmi të dokumentuara për torturat dhe maltretimet që ka përjetuar si ish-i burgosur politik i regjimit serb, gjatë vuajtjes së dënimit shtatëvjeçar në vitet 80-90-ta

Znj. Edita Tahiri ka kontribuar me dokumente e dëshmi që pasqyrojnë periudhën e okupimit, zhvillimet e luftës dhe krimet me karakter gjenocidal në Kosovë.

Z. Gani Neziri, ish-i burgosur politik, i ka dorëzuar IKKL-së rrëfimin e tij personal mbi vuajtjet dhe përjetimet gjatë dënimit në burgun e Gjilanit.

IKKL falënderon nga zemra të gjithë dhuruesit. Kontributi i tyre është i paçmueshëm në misionin tonë për dokumentim dhe memorie institucionale.

Ftojmë të gjithë qytetarët që posedojnë dëshmi, dokumente, fotografi apo kujtime nga lufta, të na bashkohen në këtë mision historik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors