Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Dr. Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe Ulqin

Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Dr. Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe Ulqin, të cilat rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunimi dhe dorëzimin e materialeve arkivore të rëndësishme për misionin e IKKL-së.

Dr. Hetemi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, z. Fatmir Gjeka, për shkëmbim përvojash dhe dokumentacioni. Mbështetje të plotë për misionin e IKKL-së dhanë edhe Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, dhe Sekretari Shtetëror, z. Astrit Hoxha.

Në takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, u nënshkrua procesverbali për dorëzim-pranim të materialeve arkivore, ndërsa palët u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit institucional.

Materiale të rëndësishme u shkëmbyen edhe nga Radio Televizioni i Malit të Zi. Gjatë takimit me z. Senad Gilaj, redaktor i Programit për Pakica, dhe z. Predrag Vukçeviq, shef kabineti, RTCG dorëzoi materiale arkivore për fondin e IKKL-së. Po ashtu, bashkëpunimi u formalizua edhe me Televizionin Teuta, një media lokale me rëndësi për komunitetin shqiptar në Ulqin.

Në Qendrën Kulturore të Shqiptarëve, ekipi i IKKL-së u takua me znj. Adriana Hoxha dhe znj. Ardita Rama, me të cilat u diskutua për projekte të përbashkëta kulturore dhe pasurimin e bibliotekës së Ulqinit me botime të IKKL-së.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe nën kujdesin e Ambasadores znj. Ariana Zherka dhe Kryetarit z. Faik Nika, organizoi një takim të gjerë me përfaqësues institucionesh, mediash, organizatash dhe aktivistë nga Podgorica, Ulqini, Tuzi, Rozhaja e Hoti, ku u prezantua misioni dhe objektivat e IKKL-së.

Pas prezantimit, u nënshkruan procesverbale për dorëzim-pranim të materialeve arkivore me: z. Ali Bardhi përfaqësues i Bashkësisë Islame në Ulqin, z. Ismet Kallaba redaktor i së përjavshmes “Koha Javore”, z. Gazmend Çitaku ish-udhëheqës i Zyrës së Mercy Corps International për Ulqin, z. Ali Daci aktivist, studiues dhe koleksionues i dëshmive historike, z. Albert Bikaj politolog, studiues dhe përkthyes, etj.

Kjo vizitë shënon edhe një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal për ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors