Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim z. Elmi Berishën, Presidentin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA.
Në këtë takim u diskutua roli kyç i diasporës shqiptare në SHBA në promovimin e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional për të avancuar procesin e ruajtjes së kujtesës historike. Presidenti Berisha shprehu përkushtim të plotë për mbështetjen e misionit të IKKL-së dhe u zotua se do të angazhohet rreth krijimit të mundësive për bashkpunim mes IKKL-së dhe institucioneve si Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, në Departamentin e Shtetit, në Zyrën e Presidentit Amerikan, si dhe në forume akademike, diplomatike dhe mediatike në New York dhe Washington D.C.
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me diasporën dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së drejtësisë për krimet e luftës në Kosovë.