Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Arkivi i IKKL-së pasurohet me dëshmi të reja të luftës dhe rezistencës

Arkivi i IKKL-së pasurohet me dëshmi të reja të luftës dhe rezistencës

Gjatë kësaj jave, Arkivit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë iu shtuan materiale të rëndësishme arkivore, falë kontributit vullnetar të qytetarëve dhe protagonistëve të angazhuar në dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës sonë historike.

Fiqrije Zajmi Verbica, pediatre dhe psikiatre nga Zvicra, dhuroi 31 kaseta VHS me pamje autentike të xhiruara gjatë luftës në Kosovë.

Ismer Mjeku, aktivist dhe botues i “Albanian Yellow Pages” në SHBA, dorëzoi materiale arkivore me vlerë për dokumentimin e veprimtarisë kombëtare.

Arben Shabani nga Ferizaj dhuroi incizime audio-vizuale të papara më parë, ku dokumentohet vrasja e familjarëve të tij nga forcat serbe.

Shpresa Hoxha, autore dhe profesoreshë e Gjuhës Angleze, dhuroi katër ekzemplarë të librit të saj “Dëshmia e një nëne” në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shoqata e të Burgosurve Politikë, Dega në Skenderaj, përmes kryetarit Bajram Rukolli dhe nënkryetarit Bedri Qerimi, dorëzoi dosje dhe fotografi të ish-të burgosurve politikë, si dhe një libër të rëndësishëm dokumentues.

Shkumbin Kurti, djali i veprimtarit Bajram Kurti, dhuroi tetë libra me autorësi të të atit, që pasqyrojnë dekada përkushtimi intelektual për çështjen kombëtare shqiptare.

Këto dhurime janë më shumë se materiale janë dëshmi të së vërtetës, akte kujtese dhe thirrje për drejtësi. Ato do t’u shërbejnë brezave të rinj, studiuesve dhe të gjithë atyre që kërkojnë të kuptojnë të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

IKKL falënderon të gjithë dhuruesit për besimin dhe përkushtimin. Kontributi i tyre është gur themeli në misionin tonë për dokumentim, kujtesë dhe drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors