Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në një vizitë në ambientet e IKKL-së kolonelin britanik të KFOR-it, z. Christopher Warren

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në një vizitë në ambientet e IKKL-së kolonelin britanik të KFOR-it, z. Christopher Warren, së bashku me bashkëshorten e tij, znj. Nicky Warren.

Z. Warren, si pjesë e Regjimentit të Ushtrisë Mbretërore Britanike “Royal Gurkha Rifles”, ishte udhëheqës i operacionit për çarmatosjen e Policisë Kufitare të regjimit serb më 12 qershor 1999, menjëherë pas hyrjes nga Maqedonia në Kaçanik. Ai kontribuoi drejtpërdrejt në çlirimin e Kosovës, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në ditët vendimtare të pasluftës.

Gjatë vizitës, z. Warren shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Institutin me dokumente të vlefshme që ka ruajtur nga periudha e shërbimit të tij në Kosovë. IKKL e falënderon përzemërsisht për kontributin e tij në të kaluarën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar më tej në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors