Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, mirëpriti sot një grup profesorësh dhe studiuesish të programit akademik “Human Rights in Europe’s Newest Democracy”, i cili nga viti 2024 është pjesë zyrtare e kurrikulës së Florida State University, falë angazhimit të Prof. Adelina Emini dhe Prof. Terry Coonan.
Gjatë takimit u diskutua për të kaluarën e Kosovës, sfidat e dokumentimit të krimeve të luftës dhe rëndësinë e edukimit të brezave të rinj mbi të drejtat e njeriut dhe drejtësinë tranzicionale. Programi, që nisi në vitin 2022, tashmë e pozicionon Kosovën në hartën ndërkombëtare akademike për të drejtat e njeriut.
Studiuesit u inkurajuan që të shfrytëzojnë arkivat e IKKL-së dhe materialet dokumentuese në funksion të hulumtimeve të tyre, ndërsa u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit akademik për të ndihmuar në ndërtimin e kujtesës kolektive dhe avancimin e drejtësisë.