Sot, IKKL dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila hap rrugë të reja për bashkërendimin institucional dhe shkëmbimin e informatave të domosdoshme në procesin e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës.
Kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve kërkimore dhe sigurimit të qasjes në të dhëna të nevojshme për ndërtimin e një metodologjie shkencore të bazuar në informacionin gjeohapësinor digjital. Përmes kësaj qasjeje, synohet avancimi i proceseve të dokumentimit, analizës dhe arkivimit të krimeve të luftës, duke siguruar integritet dhe saktësi në trajtimin e të kaluarës.