Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për t’i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme institucionale dhe për t’i dorëzuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën 8 nëntor 2024 – 8 maj 2025.
Raporti vë në pah angazhimin profesional në fushat kyçe të mandatit të institutit: dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, konsolidimin e kapaciteteve të brendshme, funksionalizimin e zyrave rajonale, zgjerimin e fondit arkivor fizik dhe digjital, ndërtimin e bazave të të dhënave për viktimat dhe masakrat, si dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ky takim shënon edhe një moment të rëndësishëm të llogaridhënies institucionale dhe përkushtimin e IKKL-së për transparencë, profesionalizëm dhe adresim të së kaluarës në funksion të një të ardhmeje të drejtë për shoqërinë tonë.