Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Këtë javë, Instituti pati kënaqësinë të bashkëpunojë me individë dhe profesionistë të ndryshëm, të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme në procesin e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Këtë javë, Instituti pati kënaqësinë të bashkëpunojë me individë dhe profesionistë të ndryshëm, të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme në procesin e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës historike. Vlerësojmë bashkëpunimin dhe gatishmërinë e secilit për të ndarë përvoja, njohuri apo materiale me institutin tonë.

📍Në Tiranë, u realizua një takim me z. Musa Ulqini, ish-Ministër i Informacionit, i cili ndau përvojat dhe reflektimet e tij mbi periudhën e luftës dhe sfidat e informimit publik në kohë krize. Po ashtu, ai dorëzoi dokumente dhe materiale për institutin.

📍Znj. Habibe Gerxhaliu, mësimdhënëse në shkollën fillore “Lummadh”, ndau dëshminë e saj si e mbijetuar dhe dëshmitare e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë më 2 maj 1999, ku forcat serbe i vranë bashkëshortin, Skenderin, dhe vëllain, Imerin. Ajo përshkroi ngjarjet e asaj dite dhe rëndësinë e dokumentimit të tyre.

📍Z. Veton Guri nga fshati Nikaj, komuna e Kaçanikut, rrëfeu për pasojat e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të vendosur nga forcat serbe më 3 mars 2001, ku ai dhe dy vëllezërit e tij, Arbeni dhe Astriti, pësuan lëndime të rënda fizike gjatë kohës që ishin ende fëmijë.

📍 Z. Hashim Regjepi dhuroi për Institutin një libër që dokumenton përjetimet e bashkëfshatarëve dhe familjës së tij, gjatë dhunës dhe masakrës ne fshatin Celinë.

📍Prof. Dr. Agim Zogaj kontribuoi me dy libra autorialë që trajtojnë aspekte historiko-politike të periudhës që i parapriu luftës në Kosovë.

📍Znj. Luljeta Pula, veprimtare e çështjes kombëtare dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, e cila ka punuar vazhdimisht nga viti 1968 deri në vitin 2000, i dhuroi Institutit katër ekzemplarë të librit “Helmimet – Krimi dhe Mashtrimi” në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Po ashtu, ajo dhuroi edhe material digjital: një orë video-incizim, dokumentim të helmimeve të nxënësve të Kosovës.

📍U zhvillua gjithashtu një takim me veprimtarin e njohur z. Naim Zhitia, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike të rezistencës shqiptare ndaj regjimit serb në vitet 1980. Ai ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë në IKKL me dokumente që dëshmojnë padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors