Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë javës së kaluar, IKKL-ja vazhdoi mbledhjen e dëshmive dhe dokumenteve nga periudha e luftës në Kosovë.

Gjatë javës së kaluar, IKKL-ja vazhdoi mbledhjen e dëshmive dhe dokumenteve nga periudha e luftës në Kosovë. Qytetarë nga komuna të ndryshme kontribuuan me materiale të vlefshme.

📍 Në fshatin Ramjan, të komunës së Vitisë, Shkurte Rexhepi, Fatime Emerllahu dhe Shqiprim Rexhepi dorëzuan fotografi të shtëpive të tyre të djegura, me mbështetjen e Kryetarit të fshatit, z. Kadri Ismajli. Nga e njëjta komunë, z. Adnan Ahmeti, kontribuoi me fotografi të dëmeve materiale dhe dha dëshmi për ngjarjet e luftës në fshatin Smirë.

📍 Nga komuna e Mitrovicës, Shukri Begu, ish-pjesëtar i UÇK-së nga zona e Shalës, dorëzoi librin e tij autorial “Kujtime dhe Fragmente të shkëputura nga Ditari i Luftës”.

📍 IKKL-ja mori dëshmi për Masakrën e Landovicës, nga dr. Avdirrahim Ajazaj dhe dr. Shkelzen Gashi. Dr. Ajazaj, ndau përvojat e tij si mjek gjatë luftës, ndërsa dr. Gashi, i mbijetuar i masakrës, dha dëshmi për mizoritë e përjetuara.

📍 Elheme Shyti, nga fshati Oshlan, i komunës së Vushtrrisë dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me vrasjen e burrit të saj dëshmor, Mustafë Shyti. Nga Ferizaj, Ekrem Hetemi, dorëzoi fotografi, raporte mjekësore dhe dëshmi si i plagosur nga policia serbe.

📍 Prof. dr. Agim Zogaj, profesor universitar dhe gazetar gjatë luftës, premtoi bashkëpunim dhe dorëzimin e dy librave që dokumentojnë ngjarjet e luftës. Haçif Ilazi, ish i burgosur politik dhe aktualisht Drejtor i Burgut të Prizrenit, dhuroi librin “TMERRI KA EMËR” që dokumenton përjetimet në burgun e Dubravës.

📍 Esat Shala, kontribuoi me 100 kaseta VHS që dokumentojnë krimet e luftës në Kosovë, ndërsa Blerina Bytyqi nga SHBA nënshkroi procesverbalin për grumbullimin e materialeve dhe intervistave nga viti 1999.

📍 Një qytetar nga Podujeva dorëzoi dokumente të lëna nga babai i tij, që dëshmojnë për praninë serbe në Kosovë. Amir Ibrahimi, kontribuoi me dëshmi për dëmet materiale të familjes së tij.

IKKL-ja vazhdon të mirëpresë kontribute të tilla që ndihmojnë në dokumentimin e historisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors