Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Masakra e Carallukës

Më 14 prill 1999 janë vrarë 28 civilë në Carallukë të Malishevës, prej të cilëve 19 janë meshkuj dhe 9 femra. Një nga masakrat e cila ka marr jetën e shumë fëmijëve na tregon fakti se nga 28 civil të vrarë 16 janë fëmijë të moshës nga 0 deri në 17 vjeç, (shih tabelën më poshtë).[1]

Tabela 1: Numri, gjinia dhe mosha e civilëve të vrarë në Masakrën e Carallukës, Komuna e Malishevës.[2]
Burimi: Arkivi i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Ngjarja në fjalë përbën jo vetëm një tragjedi njerëzore me përmasa të mëdha, por edhe një dëshmi të pakontestueshme të shkeljeve sistematike të të drejtave themelore të njeriut. Kjo dëshmohet qartësisht nga fakti se objekt i sulmeve ishin burrat, gratë dhe fëmijët pa dallim moshe, të cilat veprime konfirmojnë këtë akt si krim kundër njerëzimit.

Masakra e Carallukës nuk është vetëm një shifër statistikore në kuadër të kronologjisë së luftës, ajo përfaqëson një plagë të thellë dhe të pashëruar në kujtesën kolektive të shoqërisë Kosovare. Humbja e jetës së 16 fëmijëve brenda një dite të vetme përbën një krim të përmasave të paimagjinueshme, i cili kërkon të trajtohet me seriozitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë institucionale dhe shoqërore.

Kërkimi për drejtësi, përkujtimi dinjitoz i viktimave dhe dokumentimi i gjithanshëm i së vërtetës historike janë elemente thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të bazuar në llogaridhënie, kujtesë kolektive dhe garantim të mospërsëritjes së krimeve të tilla në të ardhmen.

Sipas të dhënave të dokumentuara, shihet se nga gjithsej 28 viktima më tronditëse është përbërja e moshës së fëmijëve, e cila përbën rreth 57% të totalit të të vrarëve në këtë masakër. Kjo përqindje tregon se viktimizimi i të miturve nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një veprimi të qëllimshëm ndaj popullsisë civile, (shih grafikonin më poshtë).

Grafikoni 1: Nga 28 civil të vrarë 16 janë fëmijë, që del se 57% e viktimave janë fëmijë nga 0 deri 17 vjeç.

Masakra e Carallukës nuk mund të konsiderohet si një akt izoluar i dhunës gjatë luftës, por duhet të trajtohet si një krim kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Shënjestrimi i fëmijëve si viktima të drejtpërdrejta është tregues i qartë i natyrës çnjerëzore të këtij krimi dhe i synimit për të lënë pasoja të thella psikologjike dhe shoqërore.


[1] Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL),2024, Departamenti i Hulumtimit. Të dhënat për viktimat e Masakrës së Carallukës. Arkivi i IKKL-së, Prishtinë.

[2] Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL),2024, Departamenti i Hulumtimit. Të dhënat për viktimat e Masakrës së Carallukës. Arkivi i IKKL-së, Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors