Sot shënojmë 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë. Gjatë këtij sulmi humbën jetën 6 shqiptarë dhe 1 rom, ndërsa u plagosën 128 persona.
IKKL ka pranuar dëshminë e Azem Beqirit, i mbijetuar i këtij sulmi, si pasojë e sulmit, është trajtuar për vite me radhë në spitale të ndryshme, duke iu nënshtruar operacioneve të shumta.
Dëshmia e Azem Beqirit dhe të tjerëve si ai, ndihmojnë në dokumentimin e plotë të pasojave afatgjata të luftës në jetët e qytetarëve tanë.