Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Dokumentimi dhe Hetimi i Krimeve të Luftës në Kosovë

Sot zhvilluam një diskutim thelbësor mbi dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, duke sjellë së bashku ekspertë të përkushtuar për ruajtjen e kujtesës dhe së vërtetës historike, sigurimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

Paneli u moderua nga Greta Avdyli, Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtime Akademike në IKKL.

🎙️ Panelistët:

Prof. Arsim Canolli – Profesor i Departamentit të Antropologjisë, Universiteti i Prishtinës, studiues dhe njohës i trashëgimisë kulturore dhe kujtesës historike kolektive, si dhe mentor i projektit katërvjeçar për dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe.

Prof. Tahir Latifi – Profesor i Departamentit të Antropologjisë, Universiteti i Prishtinës, studiues dhe njohës i trashëgimisë kulturore, me fokus në kujtesën e luftës dhe ruajtjen institucionale, si dhe mentor i projektit katërvjeçar për dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe.

Bekim Blakaj – Drejtor Ekzekutiv i Humanitarian Law Center Kosovo, ekspert në dokumentimin e krimeve të luftës, drejtësinë tranzicionale dhe mbrojtjen e viktimave.

🔍 Pikat Kryesore nga Diskutimi

Dokumentimi i Kujtesës dhe Përgjegjësisë:

Prof. Canolli theksoi se nuk është kurrë vonë për të dokumentuar krimet e luftës, pasi të mbijetuarit ruajnë ende kujtime të gjalla. Ai nënvizoi tre aspekte kyçe:

📌 Koha e duhur – “Tani është momenti për më shumë mobilizim në dokumentim.”

📌 Rrëfimi si terapi – Të mbijetuarit gjejnë forcë dhe shërim përmes ndarjes së përvojave të tyre.

📌 Obligimi moral – Dëshmitë janë një formë nderimi për ata që humbën jetën.

Ai prezantoi konceptin “Framing but not Freezing”, duke argumentuar se kujtesa duhet të jetë një dialog i vazhdueshëm dhe jo thjesht një arkiv i pandryshueshëm.

Sfidat e Mbledhjes së Dëshmive & Roli i Muzeve:

Prof. Latifi diskutoi stigmën dhe frikën si pengesa në mbledhjen e dëshmive, duke theksuar se shumë të mbijetuar kanë ndërruar jetë para se të ndanin historitë e tyre.

Muzeu i Krushë e Madhe, i themeluar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Komunës së Rahovecit, ruan kujtesën kolektive dhe nderon viktimat. Megjithatë, ai theksoi se mbështetja institucionale duhet të rritet për të garantuar jetëgjatësinë e këtyre iniciativave.

20+ Vite Dokumentim dhe Drejtësi Tranzicionale

Blakaj dha një pasqyrë mbi përpjekjet shumëvjeçare të HLC Kosova për dokumentimin e krimeve të luftës:

📂 20,000 dëshmi nga të mbijetuarit, dëshmitarët dhe familjarët e viktimave.

📂 Që nga viti 2005, një strategji për të dokumentuar çdo jetë të humbur në luftë.

📂 2016: Krijimi i një qendre të përhershme dokumentimi, e cila paraqet historitë e viktimave.

🚨 “Pa llogaridhënie, nuk ka drejtësi. Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme.”

Çdo panelist theksoi se dokumentimi i krimeve të luftës është kritik—jo vetëm për ruajtjen e historisë, por për sigurimin e drejtësisë dhe parandalimin e tragjedive të ardhshme.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për punën dhe përkushtimin e tyre në këtë kauzë kaq të rëndësishme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors