Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë kësaj jave, ekipi i IKKL-së ka pranuar materiale të ndryshme

Gjatë kësaj jave, ekipi i IKKL-së ka pranuar materiale nga Afrim Kabashi nga Prizreni, i cili ka dorëzuar një video-kasetë dhe katër fotografi që përfshijnë pamje nga masakra e Korishës.

📍 Në Ferizaj, Sylejman Bytyqi ka dorëzuar dëshmi si ish i burgosur, ndërsa Riza Xhakli, i dënuar me 20 vjet burg nga një gjykatë ushtarake serbe, ka sjellë materiale mbi gjykimin e montuar për rastin e Aziz Kelmendit.

📍 Avni Azemi, historian nga Mitrovica, ka dorëzuar dy libra autorialë që pasqyrojnë aktivitetet e kohës para dhe gjatë luftës në rajonin e Drenicës. Ndërsa Ibrahim Rexhaj nga Peja ka ndarë një punim shkencor mbi viktimat e luftës në komunën e Pejës, si dhe disa raporte mjekësore lidhur me zhvarrosjet në këtë zonë.

📍 Gjithashtu, Gëzim Olluri ka dorëzuar librin e tij “Kulturocidi serb në Kosovë” gjatë viteve 1990-1999, duke shtuar një perspektivë të vlefshme mbi shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore shqiptare gjatë asaj periudhe.

📍 Shqipe Krasniqi, motra e Gjevë Lladrovcit, ka dorëzuar materiale të ndryshme që dokumentojnë luftën në Kosovë, duke kontribuar në pasurimin e arkivave tona me dëshmi të rëndësishme.

📍 Demir Reshiti, gazetar nga Opoja e Prizrenit, i atashuar gjatë luftës së Kosovës në Radio Kukës, ka dorëzuar dorëshkrime të debuarve nga Kosova, të cilat dokumentojnë përvojat e refugjatëve gjatë asaj periudhe të vështirë.

🤝 IKKL falënderon të gjithë kontribuesit për dorëzimin e këtyre materialeve, të cilat luajnë një rol kyç në ruajtjen e kujtesës historike dhe avancimin e procesit të dokumentimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors