IKKL organizon konferencë shkencore, me titull “𝗧𝗵𝗲 𝗦𝗰𝗮𝗹𝗲, 𝗟𝗲𝗴𝗮𝗰𝘆, 𝗗𝗼𝗰𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻, 𝗮𝗻𝗱 𝗔𝗱𝗷𝘂𝗱𝗶𝗰𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗼𝗳 𝗖𝗿𝗶𝗺𝗲𝘀 𝗖𝗼𝗺𝗺𝗶𝘁𝘁𝗲𝗱 𝗶𝗻 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗼”, e cila do të mbahet më 𝟭𝟳-𝟭𝟵 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟱, në Prishtinë. Kjo ngjarje, do të mbledhë akademikë dhe studiues nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilët do të prezantojnë gjetjet e tyre mbi krimet e luftës në Kosovë. Diskutimet do të përqendrohen në shkallën dhe pasojat e krimeve të kryera, metodologjitë më të mira për dokumentimin e tyre, dhe mënyrat se si drejtësia ndërkombëtare dhe vendore kanë trajtuar këto çështje.
Konferenca do të hapet më 17 shkurt, me një ceremoni solemne në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ndërsa 18 dhe 19 shkurti, do të jenë të dedikuara për sesione të prezantimeve akademike dhe panele diskutimi nga ekspertë të fushës. Punimet e konferencës do të botohen si vëllim i redaktuar (Edited Volume). Kjo konferencë, është një mundësi unike për të dëgjuar zëra ekspertësh, për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të kontribuar në ndërtimin e një narrative të bazuar në fakte dhe drejtësi. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij forumi të rëndësishëm akademik!