Sot në IKKL, një kapitull i ri u hap në arkivat tona. Ambasadori William Walker, dëshmitar kyç i ngjarjeve që formësuan shtetin e Kosovës, na nderoi me praninë e tij.
Me këtë rast, kemi themeluar një fond të veçantë arkivor në emër të Ambasadorit Walker – një hapësirë e dedikuar për të ruajtur kontributin e tij të jashtëzakonshën në historinë tonë. Libri i tij i fundit, i dhuruar sot, shënon fillimin e këtij fondi unik.
Jemi mirënjohës që figura si Ambasadori Walker vazhdojnë të jenë pjesë aktive e përpjekjeve tona për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të ndriçuar të vërtetën.