Sot, Afrim Shabani nga Ferizaj ndau me IKKL-në materiale që dëshmojnë historinë tragjike të vëllait të tij, Samiut, i cili u vra më 9 janar 1986, teksa shërbente si ushtar i ish-Armatës Jugosllave. Raba Kelmendi dorëzoi materiale të vlefshme lidhur me masakrën e Izbicës, ndërsa Ramë Manaj nga Klina dhuroj dëshmi të ndryshme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Të gjithë ju që posedoni dëshmi (dokumente, foto, video apo audio incizime) mund të bëheni pjesë e nismës për ruajtjen e së vërtetës historike dhe nderimin e atyre që u sakrifikuan!
Plotësoni procesverbalin në këtë link për të kontribuar: