Sot në Kukës, përfaqësuesi i Radio Televizionit Shqiptar, Dr. Jonuz Hallaçi, dorëzoi materiale të vlefshme historike. Në Vushtrri, z. Burim Galica kontribuoi me dokumentacion mbi dëmet materiale të luftës, ndërsa në Fushë Kosovë, z. Elmi Konjusha ndau dokumente që evidentojnë dëmet materiale të familjes së tij. Ndërsa në Dragash, Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, dorëzoi gjithashtu materiale arkivore të rëndësishme për rajonin.
Së bashku, sigurohemi që këto dokumente të shërbejnë si dëshmi dhe mësim për brezat e ardhshëm.